×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti i Këshillit Evropian në karantinë, shtyhet mbledhja ku do të diskutohej edhe për Shqipërinë

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 20:54

    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është futur në karantinë nga dita e sotme pasi një nga truprojat, me të cilin ka qenë në kontakt të afërt, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.


    Michel ka bërë testimin dhe ka dalë negativ, por sipas rregullave belge duhet të futet në karantinë.

    Për këtë arsye, Presidenti ka vendosur që të shtyjë mbledhjen e Këshillit Evropian që ishte planifikuar për 24 dhe 25 shtator. Mbledhja do të mbahet në 1 dhe 2 tetor.

    Burime të A2 pranë grupit negociator shqiptar, thanë se Grupi i Punës së Këshillit Evropian do të diskutonte gjatë shtatorit në nivel teknik kuadrot negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto diskutime janë shtyrë për në tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!