×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti Meta u prit nga Presidenti Erdogan

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 11:18

     Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.


    Dy presidentët kanë vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e dy popujve. Ata kanë shprehur vullnetin e përbashkët për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

    Gjatë takimit, Meta dhe Erdogan kanë vënë theksin edhe në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

    “Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

    Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Meta në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!