×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prognoza e “frikshme” e Edi Ramës: Ia qëlloi sa mandate do të fitonte PS-ja e tij

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 13:07

    Partia Socialiste në krye me Edi Ramën ka fituar për të tretën herë radhazi zgjedhjet në Shqipëri, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë politike shqiptare.


    Kur numërimi i votave ka përfunduar, dihet qartë që socialistët kanë marrë gjithsejtë 74 mandate, Partia Demokratike në krye me Lulëzim Bashën ka marrë 59 mandate, LSI e Monika Kryemadhit ka marrë vetëm 4 mandate, derisa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 3 mandate.

    Por cili kishte qenë parashikimi i Edi Ramës për rezultatin e zgjedhjeve, derisa nëpër qoshe të ndryshme të Shqipërisë bënte fushatë.

    Në një video të siguruar nga Gazeta Express, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 10 prill 2021, shihet teksa jep projeksionet e tij për rezultatin që do të marrë partia e tij në zgjedhje, teksa pi kafe me disa banorë të Kuçit.

    Parashikimi i Ramës del të jetë plotësisht i saktë, derisa thotë se rezultati final i zgjedhjeve do të shkojë nga 74 deri në 78 mandate.

    Madje kreu i PS’së e parashikon me shumë saktësi edhe në cilat qytete do të humbte, duke përmendur Kukësin, Shkodrën dhe Dibrën, derisa në qytetet tjera thoshte se e kishte të sigurt fitoren.

    Në video Rama dëgjohet teksa thotë “ merreni e ruajeni këtë letër, e ma këndoni pastaj”, teksa shoqërohej nga Damian Gjinkuri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!