×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Projekti i Unazës së Re, shembet banesa e dytë në Shkozë

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 9:24

    Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm banesën e dytë në Shkozë, ndërkohë që vijon aksioni për shembjen e një banese tjetër.


    Banorët kanë krijuar tensione duke kundërshtuar aksionin pasi ata kërkojnë dëmshpërblim, ndërsa e gjithë zona është rrethuar nga policia dhe FNSH, për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit.

    Banesat preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re.

    Një ditë më parë u shemb edhe një banesë tjetër, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.

    Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar zonën ku IKMT ka vijuar aksioni për shembjen e banesave që preken nga projekti i Unazës së Re.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!