×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protestuesi i plagosur mbahet me pranga në Spitalin e Traumës

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 16:47

    Disa orë pas protestës që opozita e bashkuar zhvilloi mbrëmjen e djeshme, ish-deputetët e Partisë Demokratike janë nisur drejt spitaleve dhe komisariateve për të treguar mbështetje ndaj pjesëmarrësve në tubim që janë arrestuar ose kanë mbetur të plagosur.


    Ish-deputeti i Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka publikuar në Facebook disa foto nga spitali i Traumës, ku shihet një i ri i lënduar në shtrat, por i prangosur në njërën dorë.

    I shoqëruar edhe nga kolegu i tij Bardh Spahia, demokrati tregon se ky veprim është në kundërshtim me ligjin, ndërsa policia tentoi sipas tij t’i pengojë edhe ata vetë të vizitojnë të riun e lënduar.

    “Dhunë shtazarake e policisë kundrejt qytetarëve protestues. Janë me dhjetëra rastet e keqtrajtimit dhe dhunimit të qytetarëve të ndaluar. Ne ishim dhe pamë nga afër protestuesit e dhunuar në urgjencën e spitalit të traumës . Policia , e pa aftë për të ndaluar bandat e krimit të organizuar, ne kundërshtim me ligjin, mban të lidhur me pranga qytetarin në kushtet e shtrimit spitalor dhe tenton të na pengojë edhe neve”, shkruan Gjunkshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!