×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PS merr 8 mandate, PD-6 – mbyllet zyrtarisht numërimi në Elbasan

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 14:35

    Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në Qarkun e Elbasanit. Në të dhënat zyrtare të publikuara në faqen e KQZ në këtë qark Partia Socialiste është ajo që kryeson duke siguruar 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 6 mandate.


    E përkthyer në vota PS ka marrë 86,224 ose 55.22%. Ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike, Aleanca për Ndryshim, ka marrë 57,878 vota ose 37.06%.

    Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 6892, por nuk ka arritur të marrë mandat në këtë qark.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!