×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Publikohen pamjet: Burri hyn me kallash për të vjedh në argjendarinë e ish-gruas në Gjirokastër

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 11:57

    Publikohen pamjet e grabitjes së argjendarisë në qendër të qytetit të Gjirokastrës.


    Ngjarja u shënua pasditen e 31 marsit, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e gruas së argjendarisë.

    Në video duket moment kur një burrë me size dhe me një xhup ngjyrë lejla hyn në argjendari dhe më pas nxjerr dhe automatikun AK-47 që e ka të fshehur poshtë xhupit.

    Pas tij hyn dhe një djalë i ri i cili pasi vendos doreza nis të fusë në çantë bizhuteritë.

    Burri pasi ka nxjerrë automatikun e fsheh prapa kurrizit ndërsa duket se komunikon me shitësen.

    “Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, njofton policia. /Ora News/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!