×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qethje me muzikë, berberi surprizon klientët në Vlorë

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 14:19

    Qethja dhe trajtimi i flokëve ishte një prej atyre shërbimeve të mohuara gjatë më shumë se dy muajve të karantinës.


    Ndaj sot kur këto biznese u hapën, fluksi ishte i lartë. Në Vlorë, një berber surprizon klientët ndërsa aty luan edhe muzikë.

    Gjysma e ambientit përdoret për berberhanë.

    Në gjysmën tjetër luan muzikë!

    Arjan Goxha, i ndërthur dy profesionet bashkë duke dhuruar një shfaqje surprizuese par ata që në dyqanin e tij futen për herë të parë.

    Thotë se ka pasur prej tyre që e kanë neglizhuar qethjen për argëtimin.

    ”Harrojnë të qethen, duan të dëgjojnë më shumë muzikë. Preferojnë më shumë muzikën se sa të qethen.”

    Për herë të parë që prej pandemisë së koronavirusit në të githë vendin, këtë të hënë u hapën edhe qendrat estetike e parukeritë.

    Ndryshe nga shumë biznese të tjera të cilët janë në pritje të klientit të tyre të parë, për kurimin e pamjes së jashtme në Sarandë, ka pasur një interesim shumë të lartë.

    Klientet e parë thonë se ishin për ndërhyrjet urgjente, ndërsa trajtimet e plota po prenotohen.

    ”Deri tani kanë ardhur kliente të moshuara. Më mbrapa nuk e di se di so jenë kërkesat e moshës së re.”

    Këto aktivitete do të lejohen të punojnë sipas një protokolli të rreptë masash kundër koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!