×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Radarë, dronë dhe kamera, policia vendos 227 gjoba në Bypassin e Vlorës

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 23:43

    Vijojnë gjobat dhe ndëshkimet e drejtuesve të mjeteve nga Policia Rrugore. Së fundi edhe në Bypassin e Vlorës, raportohen në 48 orët e fundit 227 ndëshkime, ndërsa policia bën me dije se rruga monitorohet me radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara në terren.


    “Janë ndëshkuar 54 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar; 44 për shkelje të semaforit; 51 për shpejtësi tej normave të lejuara; 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit”, njofton policia./Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!