Rama: Çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia por Shqipëria

Kryeministri Edi Rama deklaron se ka qenë Shqipëria që ka hapur çështjen e detit dhe jo pala greke.


“Çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia por Shqipëria. Për Greqinë çëhtja e detit k qenë e mbyllur me marrëveshjen e Lulit, Saliut dhe Ilir Metës. Greqia nuk ka pasur asnjë pretendim më shumë sesa mori nga ajo marrëveshje. Atë çështje e rihapa unë së bashku me PS në opozitë dhe aleatë të asaj kohe”.

“Marrëveshja e mëparshme ka qenë e padrejtë për Shqipërinë. Të tjerat janë skandale mendore. Të tjerat janë shprehje të ligësisë që furnizon injorancën me qëllim në funksion të pushtetit të ca mediokrëve që duna me çdo kusht plaçkë në Shqipëri. Shqiptarë këta?! Këtyre nuk i shkon një sekond tu prekë gjumin as deti, as ajri as toka por vetëm plaçka …këta janë plackitës të lindur. Kush bie pre e tyre është demble në trutë e kokës“, ka deklaruar Rama.