×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i përgjigjet Metës: Mos u shqetëso për vizat, je bërë pjesë e frontit kundër Shqipërisë

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 15:06

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me shqetësimin e rrezikut të rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.


    “Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!” shkruan Rama në twitter.

    Reagimi vjen pak orë pasi kreu i shtetit përmes një deklarate shprehu shqetësimin në lidhje me rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

    Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë”, thuhej në deklaratën e Presidentit.

    Presidentimë tej i bëri thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!