×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama me mesazh për Bashën: Pranoje humbjen me dinjitet, i shtrijmë dorën e bashkëpunimit PD-së

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 19:11

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të pranojë me dinjitet humbjen.


    Ai tha që sa më shpejt Basha ta pranojë humbjen, e që sipas Ramës, nuk është aspak turpëruese.

    “Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe, por bëre gjithë sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm, në kohën e duhur, e kësaj humbjeje aspak turpëruese, thjesht e zvogëlon përmasën e rezultatit që Partia Demokratike mund të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje si Partia Socialiste”, deklaroi Rama.

    Ai po ashtu tha se opozita e tyre e vetme është PD-ja.

    “Miq demokratë, ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt dhe faktet pranohen, nuk luftohen. Nuk më takon mua të vendosim se si do ta lexoni ju rezultatin tuaj. Por, me apo pa Lulzim Bashën, ne e kemi shumë të qartë që opozita jonë e vetme është PD-ja dhe fitorja jonë e madhe na e bën edhe më të madh detyrimin që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë Partisë Demokratike”, shtoi kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!