×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Meta po tenton të hedhë në erë zgjedhjet

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 15:19

    Teksa foli nga foltorja e Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj Presidentit Ilir Meta.


    Rama deklaroi se Meta dërgimi i Kodit Zgjedhor në Komisionin e Venecias është një përpjekje për të hedhur në erë zgjedhjet e 25 prillit 2021.

    Kryeministri iu bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë PD, pasi “brenda” kësaj partie ndodhet edhe LSI.

    “Për sa i përket përpjekjes së Ilir Metës për ta bllokuar këtë proces, duke e çuar në Venecia, është një përpjekje se tregon se ku do të dalë Ilir Meta. Do të dalë aty ku faktikisht desh të dalë edhe më parë, të hedhë në erë zgjedhjet. Ilir Meta me një trastë me verdhushka në dorë, shkon dhe iu shpërndan medalje si të dalluar mes heronjve. Nuk e ka bërë asnjë në botë këtë asnjëherë, as mbretërit, as perandorët, as princat, as kancelarët, presidentët e tjerë jo, që t’iu japin medalje atyre që kanë rënë në fushat e luftës para 50 apo 100 vjetësh. Është e pamundur të ndodhë. Ilir Meta kërkon të na thotë që jo vetëm ndodh, por kjo është gjëja e duhur. Te kjo shfaqje e një shkarjeje të rëndë unë shoh arsyen pse vjen këtu refuzimi. Refuzimi për ligjin zgjedhor për zgjedhjet që bëhen në prill të vitit të ardhshëm. Nëse do t’i besonim Monikës, me ligjin e sotëm, LSI merr 100 mandate, ndërsa po se miratuam merr 80. Ligji që ne kalojmë e bën më të qartë për njerëzit se ku të votojnë, për këtë votojnë dhe se ku përfundon vota e tyre. Deri më sot vota ka qenë që votojmë Lulin, po e ke si ato mrrokllat kinder, që hap çokollatën te del Meta brenda, edhe Monika bashkë. Llogarite ta gëlltisësh pa e hapur atë, e ke Metën me Monikën këtu te barku duke të bërë protestë çdo ditë për punësime, tenderime, reflektime dhe dekorata, ndërkohë që ti je demokrat. Imagjino Korab Lita se nga çfarë ke shpëtuar ti. është e paimagjinueshme për mua që ti nuk e ke votuar dhe nuk e voton sot këtë. Ne nuk kemi çfarë presim. Për sa i përket përpjekjes së Ilir Metës për ta bllokuar këtë proces, duke e çuar në Venecia, është një përpjekje se tregon se ku do të dalë Ilir Meta. Do të dalë aty ku faktikisht desh të dalë edhe më parë, të hedhë në erë zgjedhjet. Ne do ta bëjmë këtë se fiton zgjedhësi, se e di mirë për këtë voton. E di shumë mirë se po votoi Lulin, voton në paketë Ilirin e Monikën, bashkë me Saliun. Merr këtej e merr andej dhe në fund kape qeverinë për këmbësh, e pastaj qeveria ka përgjegjësi, LSI ka qetësinë, kurse dashuria është transaksion, edhe këtej, edhe andej. Sikundër e kemi thënë edhe më parë kjo lojë ka mbaruar. Nuk është Parlamenti që e shkarkon Presidentin, por është Gjykata Kushtetuese në fund fare”,-tha Rama

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!