×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Ndihma kaloi imagjinatën, do këndoja dhe himnin e Liverpoolit tani

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 19:09

    Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen fill pas arritjes së një shume rekord prej 1.15 miliardë eurosh nga konferenca e donatorëve në ndihmë të Shqipërisë.


    Rama u shpreh se është e papërshkrueshme ajo që ndodhi dhe se shuma e mbledhur në konferencën e donatorëve e kaloi imagjinatën e tij më të shfrenuar. Madje kryeministri deklaroi se do të ishte i gatshëm që të këndonte dhe himnin e Liverpool-it në konferencë (You will never walk alone- Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm)

    Është e papërshkrueshme ajo çka ndodhi sot. E sotmja kaloi dhe imagjinatën time më të shfrenuar. E dashur Ursula, nuk do ta harroj kurrë telefonatën tuaj, teksa kthehesha nga zonat e prekura nga tërmeti.

    Më kujtohet shumë mirë çfarë më thanë. Përtej fjalëve mjaft të sjellshme, ju premtuat se do të ishit bashkë me mua në këtë përpjekje, më thatë se ne nuk do të ishim vetëm. Vërtet, do të këndoja dhe himnin e Liverpool-it sot, sepse është tejet e jashtëzakonshme ajo çfarë u dëshmua.

    Do të thoja se nga të gjitha gjuhët përshëndeta të pranishmit që vinin nga të gjitha vendet. Është e jashtëzakonshme sesi solidariteti u përhap e u shpërfaq, në një kontribut të jashtëzakonshëm të BE-së, më pas të Italisë, Turqisë, Emirateve të Bashkuara, Francës etj.

    Presidenti Macron ka qenë qysh prej momentit të parë afër. E ka pritur me padurim këtë ditë dhe më përcolli urimet më të mira të tij. Gjithashtu edhe nga Italia, e po ashtu edhe Kancelares Merkel, sepse e di sesa ka punuar. Pa harruar dhe Presidentin Erdogan, me një mirënjohje mjaft të madhe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!