×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama niset nesër për në Bruksel, takime me presidenten e KE-së dhe Josep Borrell

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 15:42

    Me 1 mars kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, do të jetë në fokus të takimit mes krerëve të unionit dhe përfaqësuesve të Shqipërisë.


    Në këtë vizitë kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me presidenten e Këshilit Europian Ursula von der Leyen, euro-komisionerin për zgjerim Oliver Varherly si dhe presidenten e radhës të BE, që mbahet nga Portugalia, Antonia Costa.

    Ndër të tjera mësohet se çelja e negociatave do të jetë në qendër të diskutimit. Rreth orës 14: 00 do të ketë edhe një konferencë për shtyp për konkluzionet e kësaj tryezë ku pritet të dalë në pah se sa i ka kryer detyrat vendi ynë.

    Më herët Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare pa mbarur zgjedhjet në Holandë, një nga vendet më skeptike sa i përket vendit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!