×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Nuk jam optimist për negociatat me BE-në

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 11:29

    Në një intervistë për median irlandeze ‘The Irish Times’, kryeministri Edi Rama ka folur për negociatat e Shqipërisë me BE-në.


    Rama ka thënë se nuk është optimist për atë që do të ndodhë javën e ardhshme në Këshillin Evropian, ku do të diskutohet për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    “A jam optimist? Jo. Nuk ka shumë për të qenë optimist për çfarë po ndodh sot në Evropë. Jam optimist për të ardhmen e vendit (Shqipërisë), por jo për çfarë do të ndodhë javën e ardhshme”, është shprehur Rama për median irlandeze, njoftojnë mediat në Shqipëri.

    Ai ka thënë më tej se Shqipëria është në një dëm kolateral.

    “Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet – ne jemi kopshti”, ka thënë kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!