×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama nxjerr pamjet nga fluturimi i parë drejt Kukësit, e pyet një djal të ri: A më ke sha shumë në Facebook?

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 18:01

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga fluturimi i parë drejt Aeroportit të Kukësit.


    Nga brenda avionit, Rama bisedonte me pasagjerët që ndodheshin aty.

    “A me ke sha shumë në Facebook,” pyeti Rama një djalë të ri.

    “Jo jo nuk shaj unë,” u përgjigj ai.

    “Puna e mirë nuk shahet,” tha një qytetar tjetër.

    “Edhe Tropojën mua më ngeli për ta bërë, se ato të jujët nuk e bënë dot,” i tha Rama një qytetari.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!