×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama për Bashën: Atë që ju e quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 15:14

    Kryeministri Edi Rama, ka komentuar planin e rimëkëmbjes së opozitës, ndërsa e ka quajtur kryedemokratin Lulzim Basha, “shalqi me provë”.


    Sipas tij, opozita dhe kreu i saj kanë qenë në pushtet dhe si e tillë s’janë alternativë e “ardhur nga hëna”, por për kryeminsitrin janë shprehje e mungesës së seriozitetit.

    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qytetarët shqiptarë kanë pritur shumë dhe se nuk janë në një betejë me opozitën, por me kohën për të realizuar mundësi më mira për qytetarët.

    “Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë. Është shalqi më provë, domethënë i pangrënshëm, pasi nuk është ia ardhur nga hëna, por ka qenë në provë disa herë. Shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma është një mungesë serioziteti.

    Larg qoftë të kishte ndodhur që flama e COVID ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidat dhe klubin e atë ashtë quajtur opozitë.  Mjafton ta kujton atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë midis meje dhe shalqirit me prove që është në krye të opozitës. Koha nuk pret, pasi shqiptarët kanë pritur shumë. Kjo është një betejë me kohën dhe vetvete.

    Ne po bëjmë një sërë studimesh, njerëzit duhet të kuptojnë se masat e marra nga qeveria janë masat e marra në bazë të mundësive. Ne rrisim mundësitë dhe hedhim hapa të tjerë, ndryshe nëse të gjitha gjërat që kemi bërë sot, do t’i kishim realizuar menjëherë do të konsideroheshim magjistare. Shalqitë me provë që kanë rezultuar kunguj, nuk kanë shanc t’i blejnë për shalqi të ngrënshëm”, tha Rama.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!