×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama publikon pamjet fantastike nga shëtitorja e re e Sarandës

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 8:03

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmë pamje nga Saranda, qytet i cili së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrje të thellë.


    Rama ka publikuar foto nga shëtitorja, që është një ndër pikat kryesore turistike të qytetit bregdetar

    Shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës, e cila ka marrë një pamje të re dhe infrastrukturë moderne do të përfundojë plotësisht në 15 maj të këtij viti.

    Shëtitorja do të kthehet në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik. Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!