×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama të hënën në Bruksel për të biseduar për integrimin, fondet për tërmetin dhe vaksina kundër COVID-19

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 23:35

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel. Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme.


    Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula Von der Leyen presidente e Komisionit Evropian.

    Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

    Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti COVID-19 nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor.

    Disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë duke mos ia treguar emrin./TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!