×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama u prek krenarinë shkodranëve: Thesarin e dinastisë Marubi e nxorëm ne “komunistët” nga plehrat

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 7:38

    Kryeministri Edi Rama në pamundësi për të ndikuar të bindjet e djathta të shkodranëve, tentoi tu prekë sedrën për të marrë mbrapsht votën e tyre në 25 prill.


    Nga Shiroka, ai u kujtoi se krenarinë e tyre dhe mbarë kombit, thesarin e dinastisë Marubi, ishte qeveria e tij që e nxori nga plehrat dhe e ekspozoi në Muzeun Kombëtar të Fotografisë.

    “Mos harroni se nëse Shkodra ka një gur të çmuar krenarie shkodrane dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët kanë dinastinë Marubi. Mos harroni që ne thesarin e dinastisë Marubi, ne e kemi nxjerrë nga plehra, jo figurativisht dhe sot është i shpëtuar dhe ka një muze kombëtar të fotografisë që është një nga arsyet për të ardhur në Shkodër, dhe koleksioni përdoret nga muzetë e tjera për t’u ekspozuar dhe kush e bëri këtë, ne komunistët, që pika s’u bie këtyre anti-komunistëve, edhe ura e mesit që u shpëtua dhe u rindërtua, e kemi bërë si ilegal se nuk kishte Zot që bashkëpunonte me kryetaren e Bashkisë, falë alarmit që vuri një shoqatë, duke punuar natën, se natën këta flenë dhe shyqyr ku u zgjua Voltana u bë ura. Pa vënë në diskutim Ilir Beqajn që e gjithë e dinë që është një mendje që di shumë dhe është i përkushtuar edhe pse ka marrë baltë pafund, por këtë baltë e marrin ata që punojnë në këtë vend”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!