×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Raporti i DASH-it për futjen e Sali Berishës në listën e zezë të SHBA-ve: Përvetësoi paratë e shqiptarëve duke e përdorur pushtetin dhe besimin që i dhanë

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 14:32

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se SHBA’të ia kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjes së këtij të fundit hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Kjo, pasi SHBA zyrtarisht i konsideron ish-presidentin shqiptar dhe familjen e tij të korruptuar.

    “Aktet e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë kam caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken në Twitter.

    Po ja se çfarë thuhet me tutje për ish-Kryeministrin e Shqipërisë, në deklaratën e DASH-it: 

    Motivacioni kryesor i bërë me dije në deklaratën e DASH-it, është ai i përfshirjes së Berishës në korrupsion. Këto akte, lidhen me përvetësim fondesh publike. Interferimi në procese publike është gjithashtu një prej arsyeve.

    Sipas deklaratës, Berisha, në kohën kur ka qenë kryeministër, ka përdorur pushtetin e tij për të pasuruar aleatët politikë dhe familjen, në kurriz të besimit që i kanë dhënë qytetarët me zgjedhjen e tij dhe qeverisë së tij.

    “Ndër të tjera, retorika e tij shfaq dëshirën për të mbrojtur veten dhe familjen, duke penguar hetimet e pavarura dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Me këtë cilësim, ritheksoj nevojën për transparencë në institucionet demokratike në Shqipëri”, vijon deklarata.

    Në përmbyllje, sipas deklaratës, SHBA-të do të vazhdojnë veprime të tilla për të luftuar aktorët korruptive në rajon.

    Kështu përmbyllet deklarata e DASH-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!