×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rast i frikshëm: Një mësues që ishte infektuar me coronavirus, u kishte dhënë mësim 430 fëmijëve shqiptarë

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 15:36

    Përmes një njoftimi të bërë publik ditën e sotme, shkolla greke jopublike “Omiros” në Korçë, i njoftoi prindërit se një nga mësuesit e këtij stafi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.


    Top Channel mëson se rreth 430 nxënës marrin mësim në shkollën në fjalë. Mësuesi i infektuar është shtetas grek. Ai ka ardhur ditën e hënë në shkollë, pas pushimit të fundjavës dhe është rikthyer po brenda të hënës sërish në shtetin grek.

    Ka bërë analizat rutinë në Greqi dhe ka zbuluar se ka qenë i infektuar me Covid -19. Një pjesë e mësuesve të shkollës te vetëkarantinuar pas mbërritjes së informacionit.

    Në njoftim shkruhej gjithashtu se ky rast është konfirmuar pozitiv ditën e premte (dt.13.02). Kjo shkollë është mbyllur 4 ditë para se të shfaqej rasti me koronavirus.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur prindër, ju informojmë se një person prej stafit edukativ të Shkollës “Omiros” u gjend pozitiv ndaj koronavirusit ditën e Premte dt 13/03/2020. Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë erdhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv. Duke pasur parsysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus.
    Më poshtë kemi udhëzimet e Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik.

    Persona që erdhën në kontakt me një rast të verifikuar apo të dyshimtë të infektimit me koronovirusin e ri ( psh anëtarët e familjes, miqtë, kolegët, profesionistët e shëndetit) ndjekin shëndetin e tyre (matin temperaturën dy herë në ditë) nga dita e kontaktit të fundit me këtë rast që prej 14 ditësh.
    Është i domosdoshëm komunikimi i (përditshëm) me profesionistët e shëndetit gjatë gjithë kohës së karantinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!