×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrëfehet ish-shoferi në kohën e komunizmit: Si shpërndaja trakte

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 23:09

    Bujar Sala bënte një nga ato punë që konsideroheshin si privilegj në periudhën e komunizmit. Ai ishte shofer dhe vinte nga një familje mesatare, por vuajtjet që shikonte gjatë rrugëtimeve e nxitën të bëhej kundërshtar i regjimit.


    “Si i ri që isha në atë kohë, duke parë mjerimin e popullit që vuante, vendosa ta shpreh atë ndjenjën kundër sistemit me trakte”, tha Bujar Sala, ish i përndjekur politik për TCH.

    Për disa vite me radhë, pas orarit të punës ai shpërndante përmes trakteve thirrje për popullin të ngrihej kundër sistemit: “Në traktet e mia që i kam të deklaruar, që jam dënuar për ato trakte, i them popullit shqiptar çohuni për liri demokratike, Partia Komuniste këtu e ka bërë skëterrë. E kam vazhduar gati 5 vjet këtë”.

    Këto trakte shpërndaheshin nëpër rrugë, institucione, ndërmarrje të ndryshme, qendra kulturore e ngado, derisa Bujari u zbulua nga regjimi: “Mënyra se si u zbulova unë: Sigurimi i shtetit vazhdoi përndjekjen duke ditur që shumë të rinj që rrinim në Tiranë, nëpër kafene, punë, që ishim kundër regjimit, ata thoshin që ky, dmth të ndjekim Bujarin ose X-in dhe ngushtonin atë suazën e tyre te personat që ishin më të ekzaltuar kundër regjimit, një nga këta isha edhe unë”.

    I gjendur përballë fakteve, ai detyrohet të pranojë autorësinë për traktet dhe dënohet me burg. Vitet e dënimit kanë qenë vuajtje e madhe për Bujarin: “U dënova 8 vite. Burgu ka qenë tmerr, llahtar, nuk folet, për aq sa kam bërë unë 6 vjet, të tjerë shokë të mi kanë lënë kockat e jetën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!