×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sa doza të vaksinave anti-COVID ka siguruar Shqipëria?

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 19:57

    Kete javë Britania u bë vendi i parë që lejoi përdorimin e saj dhe do të nisë vaksinimin përmes vaksinës Pfizer dhe BioNTech. Me gjasë SHBA do të veprojë njëlloj në ditët në vijim ndërkohë që Moderna pret konfirmimim. Në fund të këtij viti me dhjetra milionë qytetarë do vaksinohen ndërsa në 2021 me miliarda të tillë.


    Agjencia Bloomberg po mban në vëzhgim 9 vaksinat më premtuese dhe gjithashtu prokurimet kombëtare që po meren me blerjet e tyre. Deri me tani janë përcaktuar ku do të shkojnë 7.8 mld doza.

    Aq sa për të mbuluar gjysmën e popullsisë së botës (shumica e vaksinave është me dy doza), nëse ato do bëhen çift. Vendet e pasura kanë vendosur bastin e tyre me kërkesa të larta dhe me magazinime të shumta tek shumë vaksina duke e bërë të pamundur shpërndarjen e tyre në gjithë botën.

    Kurse Kina dhe Rusia kanë ndërmarrë nismën për vaksinat e tyre. Deri më tani lideri për shitjen e vaksinave është AstraZenica me dy doza që ka shitur 1.48 mld të tilla.

    SHBA ka kryer një marrëveshje unilaterale për thuajse te gjithë vaksinat. Qindra vende të tjera do ta marrin vaksinën përmes COVAX që është nje konsorcium i OBSH. Kurse miliarderi meksikan Carlos Slim do të shpërndajë vaksinën me kosto të lirë në gjithë Amerikën Latine.

    Janë mbi 80 marrëveshje të tilla të vendeve. Ato janë përfshirë vetëm nëse ka informacion në cilën kompani do prodhohej vaksina. India ka marrëveshje për 2.2 mld vaksina.

    Shqipëria rezulton të ketë siguruar 145 mijë vaksina apo sa 5.1% e popullsisë. Gjithnjë nëse vaksina do të jetë me 1 dozë dhe jo me 2. Rezultati do të thotë që Shqipëria është në linjë me Afganistanin sa i takon radhës për të siguruar një vaksinë. Kjo pasi kontratat janë nënshkruar më parë.

    Kujtojmë se ditën e sotme kryeminstri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se është nisur në drejtim të SHBA-së për të siguruar sa më parë vaksinën për Shqipërinë.

    “Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!