×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Rama pret komisionerin Varhelyi

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 11:08

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur mëngjesin e sotëm Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.


    Ndërkohë Komisioneri ka mbërritur sot në Tiranë në kuadër të samitit te liderëve të Ballkanit Perëndimor.

    Shqipëria është këtë herë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

    Ndërkohë drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!