×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sandër Lleshaj: Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të destabilizohet

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 21:51

    Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për Channel One ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që Shqipëria të destabilizohet.

    “Ata që bëjnë thirrje për protestat e radhës të ftojnë arsyen. Ka ardhur koha të arsyetojnë se çfarë po bëjnë. Besoj se Shqipëria në këtë stinë para çeljes së negociatave nuk ka nevojë për protestat e dhunshme. Refuzoj dhunën e çfarëdo lloj të jetë. Nuk mund të ketë asnjë shans që Shqipëria të destabilizohet. I bëj thirrje opozitës t’i thërrasin arsyen. Ka dy zgjidhje politike: Ose revolucioni, ose fjala, dialogu”, citohet të ketë thënë Ministri Leshaj.

    “Revolucioni është i përjashtuar.. Zgjidhja është fjala.. Nuk ka rrugë tjetër”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!