×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen 1.2 ton kanabis në Stamboll , 4 shqiptarë në pranga. Ja ku e kishin fshehur

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 22:25

    Një sasi prej 1.2 ton kanabis, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria është sekuestruar në Stamboll në dy operacione të ndryshme, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë.


    Gjithashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda.

    Operacioni i parë u zhvillua në 20 prill, ku u arrestuan tre persona dhe u konfiskuan 550 pilula ekstaz.

    Ndërsa operacioni i dytë u zhvillua në Eyüpsultan, ku droga u gjet në një depo, e fshehur në thasë me ushqim për kafshët. Në këtë operacion u arrestuan 4 persona, që dyshohet se janë nga Shqipëria, raporton CNN turk.

    Droga e konfiskuar në të dy operacionet u raportua të jetë me vlerë 44 milionë lira turke, ndërsa 7 të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!