×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sërish tensione në Shkodër, protestuesit përplasen me policinë

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 13:47

    Vijojnë tensionet pranë KZAZ-ve në Shkodër. Opozita e Shkodrës, me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi, janë të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal të procesit zgjedhor, pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.


    Këtë mesditë, tensionet po zhvillohen në KZAZ nr. 3, e cila ndodhet në shkollën “Shejnaze Juka”, aty ku pak ditë më parë pati përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

    Raportohet se mbështetësit e PD, me të cilët ndodhet edhe kryebashkiakja Ademi, janë përplasur me forcat e policisë, duke iu kërkuar të lirojnë ambientet e KZAZ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!