×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr mes të rinjve, kërcet pistoleta në Tiranë

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 20:59

    Një sherr mes të rinjve pranë zonës së 21 Dhjetorit në Tiranë ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.


    Siç mëson Ora News, një prej të përfshirëve në sherr ka qëlluar në ajër, por fatmirësisht pa lënduar askënd.

    Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autori që dyshohet se ka qëlluar nuk është identifikuar ende.

    Njoftimi i Policisë së kryeqytetit për ngjarjen:

    Informacion paraprak

    Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë, si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

    Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!