×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkarkimi i Ilir Metës, Kuvendi voton me 104 vota PRO raportin e Komisionit Hetimor

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 14:17

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës me 104 vota pro. Ndërkohë 7 deputetë kanë votuar kundër dhe 1 ka abstenuar. Gjithashtu një fletë votimi ka rezultuar e pavlefshme.


    Pas miratimit të raportit, deputetët do të votojnë me kuti për shkarkimin e kreut të shtetit shqiptar.

    Në fjalën e tij gjatë prezantimit të gjetjeve të hetimit, kreu i këtij komisioni, Alket Hyseni tha se presidenti me veprimtarinë e tij ka kryer disa shkelje të rënda të kushtetuese, duke cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit dhe është sjellë arbitrarisht me pushtetin.

    Ndërkohë, shkarkimi kërkon shumicë të cilësuar prej 94 votash, çka mazhoranca e majtë mund t’i sigurojë vetëm nëse këtë nismë do e mbështesin edhe deputetët e opozitës.

    Vendimi i Kuvendit më pas duhet të shkojë për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohen minimalisht 5 vota që ai të miratohet dhe që përfundimisht Ilir Meta të largohet nga detyra e kreut të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!