Shkelen rregullat në Vlorë, gjobiten pronarët e tre lokaleve dhe një këmbësor

Pavarësisht vendimit të qeverisë për mbylljen e tyre, ditën e djeshme në Vlorë janë konstatuar disa lokale të hapura.


Nisur nga njoftimi i policisë, mësohet se bëhet fjalë për:

• Lokalin nën administrimin e shtetasit E.F., 54 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “1 Maji” Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

• Lokalin nën administrimin e shtetasit R.S., 56 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

• Lokalin nën administrimin e shtetasit J.S., 33 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Për të tre këta shtetas u përpiluan procesverbalet mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 7, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020.

Njëkohësisht u përpilua procesverbal mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 17, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020, të ndryshuar, pasi shtetasi G.K., 38 vjeç, nuk ka zbatuar urdhërin e dhëne nga organet kopetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orarit të përcaktuar, ku masa administrative kundrejt tij është 10 000 lekë.

Policia iu bën thirrje qytetarëve t’ju binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet për të mirën e përbashkët.