×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkon në 2 numri i viktimave nga atentati në Kurbin, vdes 53-vjeçari

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 9:37

    Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme (30 maj) në Kurbin.


    Shtetasi që ndërroi jetë është 53-vjeçari Paulin Gjergji, i cili ishte transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 pranë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, ku një person ende i paidentifikuar, qëlloi me armë zjarri drejt disa personave.

    Nga të shtënat me humbi jetën edhe shtetasi Bujar Lika 37 vjeç i cili dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit.

    Ndërkohë mbeti i plagosur edhe 21-vjeçari Kreshnik Tusha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!