×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkon në 2247 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 17:58

    6 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin në Shqipëri 24 orët e fundit, duke e çuar në 2247 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Shifra e vdekjeve e raportuar sot nga ministria e Shëndetësisë është e njëjtë me dje.


    “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të mosharve 47 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.

    Numri i infeksioneve të reja ka njohur një ulje të lehtë. Ministria njofton se janë kryer 2865 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë, nga 349 që u regjistruan dje.

    “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
    88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cerrik, Poliçan, Libohovë.”

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!