×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shoqërohet në polici bashkëshorti i kandidates së PD në Durrës

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 7:22

    Një tjetër përplasje fizike ka ndodhur në Durrës gjatë numërimit të votave.


    Mësohet se teksa po dilnin nga KZAZ, bashkëshorti i kandidates së PD-së Manjola Luku është konfliktuar me disa mbështetës të PS-së që ndodheshin aty dhe po ironizonin humbjen e demokratëve në këtë qark.

    Policia ka shoqëruar për sqarime të mëtejshme në komisariat bashkëshortin e Manjola Lukut për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Më herët, pati një përplasje tjetër në Durrës, ku Vangjush Dako dhe mbështetësit e tij goditën me shishe kryedemokratin e qytetit Ferdinand Xhaferaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!