×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthen bombola e gazit, plagoset 70-vjeçarja

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 12:54

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Durrës. Një bombol gazi ka shpërthyer në zonën e Kullës, Manëz rreth orës 12:00.


    Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit është lënduar 70-vjeçarja me iniciale S.M. E moshuara u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    “Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombël gazi, e për pasojë është lënduar shtetësja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!