Shpërthen granata, humb jetën 11-vjeçari

Një i mitur ka humbur jetën kurse një tjetër është plagosur pasi u shpërtheu granata duke luajtur.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koçaj të Bulqizës, ku motër e vëlla, përkatësisht 9 dhe 11 vjeç, luanin me një granatë që gjetën në përrua.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse, humbi jetën i mituri dhe u lëndua rëndë motra e tij 9-vjeçare, e cila ndodhet në spital për trajtim mjekësor, shkruan tvklan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave