×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthen mina, humb jetën efektivi i Forcave të Armatosura shqiptare

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 11:16

    Një efektiv i forcave të armatosura shqiptare të stacionuar në Letoni ka humbur jetën pas shpërthimit të një mine.


    Sipas burimeve të A2 CNN, përveç viktimës, dy efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Efektivët, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.

    Sipas burimeve mësohet se efektivi shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është pjesë e forcave tona të armatosura në Letoni.

    Në orën 11:00, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, garnizoni “Skënderbej”, shefi i shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku do ketë një deklarate për shtyp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!