×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shperthimi në Letoni, në gjëndje të rëndë edhe majori

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 14:20

    Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot paradite në Letoni, ku gjatë pastrimit të një zone nga municionet e paplasura ndodhi një shpërthim i cili i mori jetën Zarife Muharrem Hasanajt ndërsa u plagosën një major shqiptar dhe një rreshter Julian Kapaj.


    Burime të sigurta bënë me dije se Majori Klodian Nikolla Tanushi ndodhet në gjëndje të rëndë nën kujdesin maksimal të mjekëve në bazën Camp Adazi, në Letoni. Ai ka plagë të rëndë në kokë.

    Grupi në terren ka qenë i përbërë nga 8 persona, 4 prej të cilëve janë dëmtuar. Zarife Hasanaj vajza nga Tropoja dhe që banonte në Babrru humbi jetën. Personi i katërt i cili nuk u përmend në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes ka pësuar lëndim të lehtë.

    Kush ishte vajza nga Tropoja

    Vajza 27 vjeçare vinte nga Tropoja dhe jetonte në Babrru së bashku me familjen e saj, prindërit dhe dy vëllezërit. Ky ishte misioni i saj i parë jashtë vendit në kuadër të operacioneve të përbashkëta me NATO-n dhe do të përfundonte në qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!