×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëri: Tërmeti tkurri ekonominë në 2.2 %, shtohen borxhet për bashkitë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 9:25

    Buxheti faktik i vitit 2019 ka mbërritur në Kuvend. Rritja ekonomike u ngadalësua në 2.2% si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa bashkitë regjistruan shtim të borxheve.


    Rritja vjetore ekonomike shënoi një rënie të ndjeshme në 2.2% në vitin 2019, nga 4.1% në vitin paraardhës, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe kushteve të pafavorshme për prodhimin energjisë elektrike. Megjithatë, konsumi privat i fortë vazhdoi të mbështesë rritjen.

    Projektligji për “Buxhetin faktik 2019”, i cili ka mbërritur në kuvend reflekton edhe për mosrealizim të të ardhurave në masën 200 milionë euro.

    Të ardhurat totale të buxhetit për periudhën 12-mujore 2019, arritën në 460.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 97.7 për qind të planit vjetor.

    Ndërkohë borxhi publik, në fund të vitit 2019 shënoi rënie me 2 pikë përqindje, dhe sipas Financave, faktor ishte mbiçmimi i monedhës vendase në raport me monedhat e tjera të portofolit të borxhit, si dhe konsolidimi fiskal.

    Por edhe pse, shifrat për borxhin publik kontestohen, pasi për vlerësimin e tij nuk llogariten detyrimet e prapambetura; për këto të fundit, Financat deklarojnë se janë shlyer 7 miliardë lekë, gjysma e të cilave likuidime vendimesh gjyqësore për largime të padrejta nga puna.

    Në nivel lokal, rezulton se bashkia Tiranë ka vlerën më të lartë të detyrimeve të lindura, e ndjekur nga bashkia Kavajë, Kamëz, Pogradec e Lezhë. Stoku i detyrimit të mbetur i bashkisë Tiranë zë peshën më të madhe ndaj totalit të detyrimit në masën 22%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!