×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 8:23

    Familjet shqiptare e paguajnë energjinë më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit. E dhëna bëhet e ditur nga Eurostat, që ka publikuar statistikat për çmimin e energjisë për familjarët, përjashtuar taksat.


    Sipas Eurostat, një familje shqiptare e paguan energjinë 0.0778 euro për kilovat orë.

    Kjo tarifë është më e shtrenjtë sesa Bosnjë Hercegovina (0.0728 euro për kilovat orë), Maqedonia e Veriut (0.0669 euro), Serbia (0.0551 ero), ndërsa më e lira në rajon është Kosova (0.0528 euro për kilovat orë). Të dhënat për malin e Zi mungojnë. Ballkani në tërësi e ka energjinë për familjarët më lirë se shtetet e Bashkimit Europian.

    Mesatarja e Bashkimit Europian është 0.1312 euro për kilovat orë. Energjinë e paguajnë më shtrenjtë Belgjika, Qipro, Mbretëria e bashkuar, Italia, Holanda, Austria (shih grafikun).

    Ndërsa më të lirat në Europë janë Gjerogjia dhe Ukraina (përkatësisht 0.0524 dhe 0.0406 euro).

    Një raport i mëparshëm Komunitetit të Energjisë nënvizon se Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjitha vendet e marra në analizë pjesën e sigurimit të sasisë së energjisë që duhet për konsum. Ndërsa në kosto rrjeti disi më pak. Raporti nënvizon se bizneset në Shqipëri e paguajnë energjinë më shtrenjtë se rajoni.

    “Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime s ai takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e lartë në Shqipëri me 63% për qind dhe më e ulëta në Serbi me 34% ndërsa pjesa e kostove të rrjetit në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike për familjarët ishte mes 20% për Shqipërinë dhe 49% për Kosovën” thuhet në raport.

    I njëjti analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit duke nënvizuar se në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë.

    “Nga viti 2013 deri në vitin 2017 në shumicën e vendeve që janë në Komunitetin e Energjisë u vu re ulje e çmimeve për konsumatorët industrialë. Gjithsesi ky trend u përmbys me një rritje të çmimeve në vitin 2018 dhe 2019 sipas të dhënave të regjistruara. Rritja më e lartë e vitit të kaluar u regjistrua në Malin e Zi me 16.6% ku çmimet kaluan nga 5.36 eurocent/kWh në 2018 në 6,25 euro cent/ kWh në 2019.

    Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale ishin në Gjeorgji me 5.89 euro cent / kWh, ndërsa çmimi më i lartë industrial u raportua në Shqipëri (12.48 euro cent / kWh./Monitor/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!