×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Shqipëria nuk i dinë as emrat e kandidatëve për deputet të LëvizjesVetëvendosje”

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 8:04

    Edi Rama i ka hyrë ashpër garës për ta marrë pushtetin duke pretenduar edhe një mandat tjetër. Sondazhet nuk e nxjerrin deri tani keq në garë, përballë një PD-je të udhëhequr nga Lulzim Basha e përballë LSI-së, drejtuesi faktik i së cilës tashmë është i hendikepuar që ta drejtojë duke qenë President.


    Në këtë betejë politike, Albin Kurti nga Kosova ka vendosur që te iu pështillet nëpër këmbë, me tre kandidatë për deputetë.

    Ervis Iljazaj, ka thënë se zhurma dhe reagimet janë ardhur si pasojë e pjesëmarrjes së e një kryeministri të një vendi në zgjedhjet tek një shtet tjetër. Kurse se sa i përket emrat të kandidatëve të VV-së, Shqipëria nuk ka që i njeh shumë.

    “Kjo zhurma për kandidatët e Vetëvendosjes është krijuar vetëm për faktin që është një fenomen për here të parë që ndodh në Shqipëri që një parti nga Kosova paraqet kandidatë e saj në Shqipëri, zhurëm e cila do të krijohej anasjelltash. Ka krijuar zhurëm, po sa i përket zhurmës elektroale e thash edhe një herë një pjesë e mirë e Shqipërisë as që i dijinë emrat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Iljazaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!