×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptarët në Ukrainë përkujtojnë Skendërbeun

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 21:58

    Ditën e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, e ka shënuar edhe komuniteti shqiptar në Karakurt të Ukrainës.


    Në këto manifestime ka marrë pjesë edhe ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, i cili po qëndron për vizitë në Ukrainë, shkruan Reporteri.net.

    E në këtë datë kombëtare, ministri Majko iu ka shpërndarë dhurata me simbole shqiptare komunitetit shqiptar në Ukrainë.

    “Sot me pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Karakurt, Ukrainë, në ditën e Shën Gjergjit, gjatë të cilës komuniteti nderon figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ministri i Shtetit për Diasporën i dhuroi komunitetit, abetare, libra për fëmijë në gjuhën shqipe si dhe kostume tradicionale në shenjë falënderimi për ruajtjen e shkëlqyer që i kanë bërë identitetit dhe kulturës shqiptare, por edhe vazhdimësinë e tyre”, njofton Ministria e Shtetit për Diasporën. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!