×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari i martuar me dy gra: Po të sëmuret njëra, shkoj te tjetra

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 16:23

    I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka qenë së fundmi Ilaz Laskaj nga Peshkopia, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar për shkak se është i martuar me dy gra. Ai u celebrua në vitin 2001 me Anifën dhe në vitin 2005, u martua me Manushaqen.


    Ilazi ka 7 fëmijë nga këto dy martesa dhe shumë shpejt do të bëhet baba për herë të tetë.

    Gjatë lidhjes me Skype për “Shqipëria live”, ai ka treguar se e mori gruan e dytë sepse e para nuk i bënte fëmijë.

    Për më tepër, Anifa ka thënë se shkoi bashkë me Ilazin për t’i kërkuar dorën Manushaqes.

    “Shkova bashkë me burrin për të kërkuar dorën e gruas së dytë. U ndjeva mirë”, tha ajo. Nga ana tjetër, Manushaqja ka thënë se ishte e dashuruar me të. “Kur erdhën në shtëpi i prita mirë, edhe prindërit po ashtu. Prindërit e patën të vështirë në fillim, por pastaj u mësuan”, shtoi ajo. Nusja e dytë tregoi se nuk janë fare xheloze për njëra-tjetrën dhe se ja kalon shumë mirë me Anifën. Kjo e fundit tregon se donte vetë që burri i saj të merrte grua të dytë, pasi nuk bënte fëmijë.

    “Unë i thashë që nuk dal nga shtëpia dhe pranova që ai të merrte një grua tjetër”, vijoi ajo.

    I pyetur se si e ndan kohën me dy gratë, Ilazi u përgjigj: “5 ditë me njërën, pesë me tjetrën. Po të sëmurët njëra nuk ka problem me kaluar kohë më shumë me tjetrën. Nuk mërziten”, ka thënë ai. “Nuk janë zënë asnjëherë. I dua të dyja njësoj, të dyja janë të mira dhe nuk e mbajnë mendjen te xhelozia. Gratë nuk kanë telefon, nuk e duan”, shtoi burri i shtëpisë.

    “Nuk kam celebrim, bashkëjetojmë. Nuk kemi patur mundësi për të bërë dasmë. Nuk jam veshur nuse. Arifja është veshur nuse. Nuk e pata problem fare që nuk jam veshur nuse, fati kështu më erdhi. E lumtur jam,deri tani ja kalojmë shumë mirë e shpresojmë që edhe fëmijët t’ia kalojnë mirë. Fëmijët i thërrasin teta. I bëjmë të dyja punët bashkë”, ka thënë Manushaqja.

    Ndërkohë të pyetur nëse mendojnë për të bërë fëmijë tjetër, Ilazi u shpreh se i “kanë vënë kapakun”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!