×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtatë të vdekur dhe 241 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 16:59

    Shtatë të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, raporton se konkretisht kanë ndërruar jetë: një 34 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66 vjeçar nga Tirana, 48 vjeçar nga Pogradec, 68 vjeçar nga Korça, 68 vjeçar nga Elbasani, 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.


    Ndërkohë janë konfirmuar 241 raste të reja me koronavirus nga 1260 testime të kryera në total. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja me Covid-19 është si vijon: 148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.

    Betejën me koronavirusin e kanë fituar 92 qytetarë ndërsa numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 11,189. Me plotësimin e kapaciteteve të dy spitaleve Covid, ditën e sotme është hapur edhe spitali Covid-3 në ambientet e ish-kurirgjive në QSUT. Aktualisht në tre spitalet Covid po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

    “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19″, apelon MSH.

    COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)

    Raste të reja ditore 241

    Të shëruar ne 24 orë 92

    Të shtruar në spitale 319

    Humbje jete në 24 orë 7

    Testime ditore 1260

    Testime totale 125,220

    Raste pozitive 20,875

    Raste të shëruara 11,189

    Raste Aktive 9,177

    Humbje jete 509

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 4650

    Durrës 851

    Fier 706

    Korçë 566

    Shkodër 524

    Lezhë 410

    Elbasan 396

    Vlorë 384

    Pesha 278

    Kukës 190

    Gjirokastër 129

    Dibër 93

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!