×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtyhet seanca për shqyrtimin e dosjes së-ish kryeprokurorit, Adritatik Llala

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 15:24

    Shtyhet për në muajin nëntor seanca e radhës për shqyrtimin e dosjes së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.


    Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e avokatit të tij për disa hetime shtesë.

    Ndërkohë, GJKKO i kërkoi Prokurorisë verifikime shtesë lidhur me këtë dosje.

    sh-kryeprokurori Llalla nuk iu nënshtrua vetingut.

    Më 11 qershor 2018, Komisioni i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.

    Po në vitin 2018, Adriatik Llallës iu ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

    Lalla është nën hetim për shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale” .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!