×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sot mbërrin në Shqipëri avioni me trupin e ushtarakes Zarife Hasanajt

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 9:25

    Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sot në orën 12.45 do të mbërrijë në Shqipëri, në aeroportin e Rinasit, arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj , e cila humbi jetën nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, ku ishte me mision në kuadrin e forcave të NATO-s. Me mbërritjen e arkivolit, në bazën ajrore të Rinas do te organizohet ceremonia ushtarake e pritjes.


    Nesër, më 10 maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në orën 11.45 – 12.30, ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit.

    Nga vizita e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në Letoni, tek ushtarakët shqiptarë, kolegë të së ndjerës Zarife Hasanaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!