×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tension në Kavajë, policia gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 20:22

    Militantët e PD kanë tentuar të futen me forcë në KZAZ nr. 42 në Kavajë. Policia ka shpërndarë turmën me spraj piperi dhe gaz lotsjellës.


    Forca të shumta të sigurisë, FNSH dhe RENEA janë vendosur në ambientet përrreth KZAZ për të rujatur sigurinë. Militantët kanë hapur me forcë gardhin rrethues të kësaj godine.

    Disa militantë janë kapur nga kamerat në momentin që kanë marrë gazin lostjellës duke e hedhur në drejtim të policisë, raporton shqiptarja.com.

    Ata kanë hedhur edhe gurë në drejtim të forcave të sigurisë.

    Kjo situatë ishte paralajmëruar pasi zyrtarët e Bashkisë së Kavajës të drejtuar nga Isa Sakja i pranishëm në KZAZ vunë ultimatum duke kërkuar largimin e materialeve zgjedhore nga ambientet e kësaj shkolle që shërben si KZAZ.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!