×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tenton të vrasë gruan me çekiç, arrestohet 50 vjeçari shqiptar

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 16:15

    Një 50 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia greke pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij me çekiç.


    Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin e Kretës. Gruaja e 50 vjeçarit ka shkuar në Polici dhe ka bërë denoncimin kundër burrit të saj, raporton gazetari Shpëtim Zinxhiria.

    Policia është vënë në lëvizje duke ushtruar kontroll në makinën e 50 vjeçarit, aty ku ka gjetur dhe armën e ftohtë me të cilën burri kërkoi të vriste gruan e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!