×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërhoqi zvarrë qenin e lidhur pas makinës, procedohet penalisht 50-vjeçari në Fier

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 11:56

    Një 50-vjeçar në Fier është proceduar penalisht pasi u filmua duke tërhequr zvarrë një qen që kishte lidhur pas makinës.


    Burri me iniciale F. S., banues në Hoxharë e Vjetër është proceduar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ndërsa tërheq me automjetin tip “Opel Korsa” qenin që për pasojë ka ngordhur.

    50-vjeçari u procedua penalisht për keqtrajtim të kafshëve. s.b

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!